Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka reaguar për aksionin e fundit të IKMT në Astir se përpjekjet e ndonjë partie, duke e cilësuar edhe partizë si PD dështoi si kryetari i saj, Lulzim Basha.

Balla shton se pikërisht Lulzim Basha ishte ai i cili donte të pengonte investimit tek Unaza e Re. Ai e akuzon Bashën se donte të mbante paratë e shpronësimit madje edhe godinën.

Postimi i Taulant Ballës- “Përpjekja e ndonjë parti(z)e për të penguar/vonuar zhvillimin duke ngritur kauza fake, është po aq dështuese sa lideri fake i partisë që dikur ishte partia demokratike. Flamuri i partisë në Astir u shpronësua me më shumë se 1 milionë dollarë për t’i hapur rrugë unazës së re dhe bashkë me Lulin donte të mbante edhe paratë e shpronësimit dhe godinën.
#ZhvillimiNukNdale”