Roma dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për kalimin e Carles Perez në kryeqytetin italian, si lojtar i huazuar me detyrim blerjeje për 13 milionë euro. Megjithatë, tani i mbetet lojtarit të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet Romës apo jo, raportojnë mediat spanjolle. Në momentin që Perez e pranon kalimin në Romë, transferimi i tij nga Barcelona do të bëhet zyrtar. 21-vjeçari, i cili vetëm para katër muajve e ripërtëriu kontratën deri më 2022, është gjendur në një situatë të papritur; sepse sapo ia doli të ishte pjesë e skuadrës së parë të Barçës, iu tha se nuk është më pjesë e planeve të klubit. E tëra për shkak të ndërrimit të trajnerit.
Roma nuk është mundësia e vetme e Perezit, por thuhet se Barcelona synon ta mbyllë marrëveshjen me klubin italian sa më shpejt për shkak të gjendjes së keqe financiare. Gjithsesi, tani i mbetet Perezit të vendosë nëse dëshiron të kalojë në Romë apo jo.