“Shqiptarët presin nga drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndëshkimin e fajtorëve për kri min e rë ndë të 21 janarit”. Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në pritjen që u organizua në sallën COD të kryeministrisë, me familjarë të 4 protestuesve të vr arë në Bulevard 9 vite më parë. “Sot 9 vite nga 21 Janari 2011! Nderim dhe respekt dëshmorëve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të cilët u qëll uan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë në Shqipëri. Shqiptarët presin nga drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë”, tha Balla.
Ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Partisë Socialiste, familjarë të vikt imave dhe qytetarë të shumtë zhvilluan sot homazhe për vikt imat e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me heshtje, lot në sy dhe karafila të kuq në duar, ata përkujtuan 9-vjetorin e vra sjes së 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Sot shënohen 9 vite nga 21 Janari 2011, dita kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vr anë katër protestues nga Garda e Republikës.