Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari tha në Top Channel se ndryshimi i sistemit është çelësi për një politikë më të mirë.
E pyetur për një pakt të mundshëm mes Ramës dhe Bashës, Hajdari tha se pakti mes tyre është për të mos ndryshuar sistemin.
“Rama me Bashën kanë një pakt për të mos ndryshuar sistemin. Basha po mbijeton dhe nuk po lulëzon në PD, ashtu siç thuhet. Në parti kushdo që nuk i shërben kryetarit hidhet në koshin e plehrave, prandaj duhet ndryshuar sistemi”, tha Hajdari.
“Jam dakord se ndryshimi i sistemit nuk i zgjidh të gjitha problemet por kjo është një fillim i mirë. Prandaj unë e kam mbështetur këtë nismë”, shtoi deputetja.