“Marrja e kryesimit të OSBE nga Shqipëria është një ogur i mirë për çeljen e negociatave me BE” kështu e ka nisur fjalën e tij ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Momtchil Stoyanov i cili ishte i pranishëm në inaugurimin e projektit “ ALL IN ONE LED STREET LIGHT” në qytetin e Belshit. Projekt ky i financuar nga Bullgaria.
“Sot unë jam këtu që të nënshkruaj një marrëveshje në interes të shtetasve shqiptar pa marrë parasysh nga bindjet e tij politike. Situata politike në Shqipëri është e tillë, siç është nuk e di çfarë prisni t’ju them unë, ajo që mund t’ju them është që ne kemi besim tek burrat e politikës shqiptare që kanë mjaft përvojë të gjejnë rrugën përpara, kuptohet që kjo bëhet përmes dialogut.Une besoj që ky dialog do të zbuloj kush është rruga më e mirë për zgjidhjen e brendshme politike të Shqipërisë do tëe vendoset nga vet partitë shqiptare. Përsëri them çdo gjë fillon dhe mbaron me dialogun. Gjithmonë kryesimi i një organizate ndërkombëtare (OSBE) është jo vetëm shans i madh, por edhe përgjegjësi e madhe. Përgjegjësi sepse OSBE ka rolin e vet në rajon në aspekte më të gjëra botërore kryesimi i një organizate të tillë jep mundësinë e një shteti jo vetëm që të realizojë disa prej prioriteteve të veta, por po kështu të fitoi përvojë dhe të tregojë që është partner tek i cili mund të ketë besim përgjigja ëhtë patjetër dhe ne si shtet mik jemi gati që të japim ndihmë dhe të ndihmojmë iniciativën e shtetit shqiptar që Kryemistri i Shqiperise e shpalli si prioritet në Vienë”, tha Ambasadori,
Ky projekt i nisur nga sot në Bashkinë Blesh shihet si një risi për një ndriçim publik me kosto zero nga përdorimi i energjisë diellore. Ndriçimi me panele diellore do të shtrihet në 4 fshatra të bashkisë Belsh nga ku përfitojnë 3400 banorë të zonës. Po kështu nëpërmjet këtij rrjeti ulet ndotja mjedisore, rritet dukshëm cilësia e fluksit të dritës , nxitet dhe promovohet lëvizja kreative e njerëzve në rrugë dhe forcohet lidhja me komunitetit.