Zv.kryeministri Erjon Braçe e konsideroi 100-vjetorin e parlamentarizmit që nisi në Lushnjë si një rishpallje të pavarësisë.

“100 vite nga rishpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Lushnjë! Këta janë burrat e kongresit, nismëtarët e garantuesit e një akti ndër i dyti më i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë! Në Lushnjë, aty ku lind një diell”, u shpreh Braçe. Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Anëtarët e Komisionit Nismëtarë të Kongresit të Lushnjës Besim Nuri Ferit Vokopola Sheh Ibrahim Karbunara Taullah Sinani Emin Vokopola Llazar Bozo Nebi Sefa Qemal Mullai Zija Mullai Mustafa Vokopola Eshref Frasheri Jonuz Sefa Bajram Haxhiu Skender Pojani Kadri Jenisheri Teki Libohova Filip Papajani Abedin Nepravishta Jakov Bozo Andrea Papaj Qerim Arapi Rasim Hoxha Arif Kurti Muntar Luarasi Reshat (Hysni) ShazivariAbdyl Aziz Hasan Islami Like Hamit Xheka. Kongresi i Lushnjës kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria.