Blutë dëshirojnë që ta transferojnë sulmuesin francez nëse ata dështojnë që ta marrin Cavanin nga PSG Chelsea është rikthyer në Lyon për të diskutuar një marrëveshje potenciale me Moussa Dembele në rast se dështojnë ta transferojnë Edinson Cavanin, shkruan The Sun. Skuadra e Premier Ligës dëshiron që të nënshkruajë me Cavanin nga Paris Saint-Germain këtë muaj, por skuadra franceze nuk dëshiron që ta shet atë dhe Atletico Madrid po ashtu janë duke e kërkuar atë.
Blutë janë duke ngulmuar për të nënshkruar me një sulmues të ri dhe e shohin Dembelen si një kandidat të fortë dhe mendohet se ata do të ofrojnë 45 milionë funte për shërbimet e tij.