Napoli është duke zhvilluar një sezon larg pritshmërive këtë sezon në Serie A pasi gjendet në venin e 8 me 24 pikë, 21 pikë më pak se Interi dhe Juventusi kryesues.
Ndërkohë, presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis nuk qëndron duarkryq përkundrazi ka gati 2 futbollit për të gëzuar sadopak trajnerin Gennaro Gatusso. I pari është sllovaku 25-vjeçar Stanislav Lobotka, që luan për Celta Vigon në Spanjë, ndërsa Napoli është gati të paguajë 22 milionë eurot e kërkuara nga spanjollët, për ta transferuar mesfushorin nën urdhrat e Gattusos.
Emri tjetër që pritet t’u bashkohet napolitanëve nesër, është ai i mesfushorit 29-vjeçar të Leipzigut Diego Demme, i cili pritet të transferohet për shifrën e 12 milionë eurove dhe do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon.