Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi sot se pas punimeve në linjën e OST 110-20/3 HEC Cerunjë-Bulqizë është rikthyer energjia për banorët. OSHEE lajmëroi fillimisht abonentët për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Bulqizës, për shkak të defektit në linjën Cerunjë-Bulqizë.
Sipas OSHEE-së, si pasojë e defektit në linjën e OST 110-20/3 HEC Cerunjë-Bulqizë mbetën pa tension nënstacionet Bulqizë, Krastë, Bater, Peshkopi, Fushë Alie, Kukës, Shupenzë, Vojnik, Kalimash, Krumë, Kalimash tunel dhe HEC-et. Brigadat e OSHEE-së punuan dhe rregulluan në kohë rekord defektin në këtë linjë, duke rikthyer energjinë për banorët.