Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ka bërë me dije se nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ofrohen 11 shërbime automatike online.

Statusi i plotë i ministres:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ofron 1️⃣1️⃣ shërbime automatike online, që lëshohen elektronikisht nëpërmjet portalit e-albania, nga të cilat 9 janë për subjekte dhe 2 për individë ✅
Me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj vizitova sot mjediset e Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë, ku theksova se të gjithë proceset e integruara online brenda administratës publike janë një risi shumë e rëndësishme e këtij viti.
Kjo do të ndihmojë në përdorimin sa më efektiv të kohës ⏱ nga ana e individëve dhe tatimpaguesve si dhe për të siguruar shkëmbimin e informacioneve sa më të sakta ✔
3️⃣5️⃣0️⃣ mijë aplikime janë bërë nga qytetarët dhe tatimpaguesit për shërbimet online që ofrohen nga Administrata Tatimore, për vitin 2019.