Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për shpifje kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit e akuzoi për përfshirje në shkëmbime territoriale.
Rama paralajmëroi se do të hidhte në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kryeministrit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje ata kishin planifikuar për të grabitur 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës.