Këngëtarja shqiptare Ertila Koka ka rrëfyer së fundmi disa detaje nga jeta e saj private, sa të trishta aq edhe të shtrenjta për të. E ftuar në studion e “Rudina”, Koka tregoi se sa shumë e ndjen mungesën e të ëmës, edhe pse ajo është ndarë nga jeta që në kohën kur këngëtarja ishte vetëm shtatë vjeçe. Me lot në sy, Ertila tregon se e vuan shumë mungesën e të ëmës, për të cilën shprehet se e ka pasurinë më të shtrenjtë. “Para 23 vitesh ime më ka ndërruar jetë. Ka qenë shumë e vështirë. Babai u martua prapë pas dy vitesh. Në fakt kam qenë unë dhe motra që i thoshim që duhej të martohej. Edhe ajo është njeri shumë i mirë, Vita, njerka ime. Mungesa e mamit ka qenë shumë e madhe dhe uroj që çdo fëmijë, fatin më të madh ta ketë të rritet me mamanë, se është pasuria më e madhe,”– tha këngëtarja.

Më pas Ertila Koka u shpreh se ka qarë një javë rresht kur ra tërmeti i 26-nëntorit dhe që merrte gjithë kohën familjen në telefon, pasi ajo vetë jeton në Milano. “E kam përjetuar shumë keq. Isha në Milano. Nuk kam qarë ndonjëherë një javë në jetën time, sepse merrja familjen gjithë kohën… dhe shumë keq,”– tregon këngëtarja.Përveç jetës artistike, Ertila Koka është vënë shpesh në qendër të mediave për jetën e saj private. Para 3 vitesh, dasma e saj me arkitektin Edgar Cupi u komentua gjatë. Ata të dy jetojnë prej 3 vitesh në Milano. Ertila ka dhe 3 motra, dhe marrëdhënia me to ka qenë shumë e afërt./tvklan