Ministrija e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur sot garën ndërkombëtare për investitorët e huaj të cilët janë të interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës që do të ketë një kapacitet të instaluar 140 megavat. Projekti ka një vlerë rreth 100 milionë euro dhe do të vendoset në një hapsirë prej 198 hektarësh në Bashkitë Fier dhe Divjakë. Balluku tha se deri më 16 mars kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat dhe më 3 Maj 2020 pritet të ketë një kontratë të nënshkruar.
Fjala e plotë: