Emri Ernst Moro me siguri nuk do të tingëllojë i dëgjuar për shumë njerëz sot. Pasi ne nuk lexojmë shumë libra për të dhe nuk shohim filma rreth tij në televizion. Por mjekët e njohin këtë pediatër austriak si një specialist të shquar, zbulimet e të cilit ndihmuan për të shpëtuar mijëra foshnja dhe ende përdoren në mjekësi. Ne u befasuam kur mësuam se Ernst Moro bëri kaq shumë për fëmijët në mbarë botën, dhe tani është koha që ju ta njihni këtë mjek të mahnitshëm.

Ernst Moro lindi në Lubjanë, Slloveni, në 1874, e cila atëherë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze. Ai studioi në universitetin në Graz, Austri, dhe më vonë u bë profesor i pediatrisë në Universitetin e Heidelberg, Gjermani. Pediatria ishte në hapat e para të zhvillimit si fushë e pavarur e mjekësisë në Evropë dhe shkalla e vdekshmërisë te foshnjat ishte shumë e lartë, duke arritur afro 25%. Një nga arsyet kryesore pse mijëra bebe vdiqën atëherë ishte diarreja. Doktor Moro arriti të gjente një mënyrë për të shpëtuar ato bebe, dhe ilaçi i tij ishte i thjeshtë dhe gjenial në të njëjtën kohë, informon dritare.net Ersnt Moro këshilloi që foshnjave t’u jepej supë me karotë të gatuar sipas recetës së tij. Supa e karotës së Moros ka vetëm 3 përbërës: 500 gram karota, ujë dhe kripë. Për të gatuar supën ju duhet të lani dhe pastroni karotat dhe ziejini në ujë derisa të bëhen të buta. Shtypini karotat dhe shtoni një litër ujë dhe kripë.

Doli që kjo supë e thjeshtë ndaloi diarrenë te foshnjat, madje edhe në format e saj më të këqija, dhe kjo recetë ndihmoi në shpëtimin e mijëra bebeve. Më vonë, studimet treguan se oligosakaridët e gjetur në këtë supë me karotë parandaluan që bakteret të ngjiteshin në muret e zorrëve, duke ndaluar diarrenë. Me kalimin e kohës ky ilaç u zëvendësua me antibiotikë dhe barna antidiarreale, por përsëri në ato ditë, ajo ndihmoi për të rritur nivelin e mbijetesës te foshnjat. Përveç supës së karotës, Ernst Moro ka një mori zbulimesh që u bënë piketa të pediatrisë moderne, përcjell dritare.net Ai zbuloi të ashtuquajturin refleksi përqafues ose refleksi Moro, që ndihmon për të zbuluar paralizën cerebrale spastike te foshnjat. Ai krijoi termin “tremujori i parë” dhe përshkroi tiparet kryesore të kësaj periudhe të shtatzënisë. Ai zhvilloi një test të thjeshtë të lëkurës për tuberkulozin që u përdor deri në vitet 1960. Ai zbuloi se trupat e foshnjave që ushqehen me gji, luftojnë bakteret në mënyrë më efektive se ata që ushqehen me beberon./K.C/dritare.net