Stina e dimrit është një ndër periudhat që bakteret dhe viruset mund të përhapen me shpejtësi e sidomos ai i gripit. Nisur nga situata e rëndë e gripit në rajonin tonë, Instituti i Shëndetit Publik ka insistuar në dhënien e këshillave për qytetarët shqiptarë dhe udhëzimet sesi duhet të reagojnë nga gripit. Në një njoftim në profilin e saj, ISHP ka theksuar sot se gripi nuvk duhet trajtuar me antibiotikë. Pacientët që janë në gjendje të rëndë, të shtruar në spital me grip, mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin.

“Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse dhe jo nga bakterie”, kanë shkruar ata. Gjithashtu është përsëritur këshilla se të gjithë duhet të vaksinohen, të mbrojnë pacientët, familjen dhe vetveten. /e.s