Një ditë pa kafe është e paimagjinueshme për miliona njerëz në mbarë botën, dhe për të gjithë ata, studiuesit kanë një lajm të mirë. Sipas hulumtimeve të fundit, mund të pini deri në 25 gota kafe në ditë, pa frikë se rrezikoni shëndetin e zemrës.
Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që kafeja rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru, kjo është arsyeja pse studiuesit kanë sugjeruar të mbani një vëmendje se sa kafe pini çdo ditë. Por një studim i ri i kryer në Britani të Madhe, duke përfshirë më shumë se 8,000 njerëz, tregoi se mund të pini deri në 25 gota kafe në ditë. Njerëzit që konsumonin deri në 25 filxhanë kafe çdo ditë, nuk kishin një rrezik më të lartë për të bllokuar arteriet sesa njerëzit që konsumonin më pak se një filxhan kafe çdo ditë, transmeton KosovaPress.
“Me gjithë popullaritetin e lartë të kafesë në të gjithë botën, raporte të ndryshme mund të dekurajojnë njerëzit nga konsumimi dhe shijimi i kafesë. Edhe pse ne nuk mund të dëshmojmë shkaktarin e lidhjes në këtë studim, hulumtimi ynë tregon se kafeja nuk është aq e keqe për arteriet siç sugjerohet nga studimet e mëparshme,” tha Kenneth Fung nga universiteti Queen Mary i Londrës që kreu studimin./