Kryeqyteti i Shqipërisë nuk është ndoshta destinacioni i menjëhershëm më i arritshëm europian, pasi do t’u duhet të ndaloni në Londër apo Vjenë, por ai është një nga më interesantët, shkruan gazeta e njohur irlandeze ”Irish Times” për Tiranën.
”E quajtur ndryshe edhe ‘Kroacia e re’, Shqipëria doli nga Perdja e Hekurt me bukuri historike dhe artistike, falë kjo edhe artistit të shndërruar në kryetar bashkie dhe më pas në kryeministër, Edi Rama”, shton ”Irish Times”.
”Ndërtesat sovjetike në Tiranë janë pikturuar shkëlqyeshëm si një rikthim modern, ndërsa struktura e saj simbol, Piramida e Tiranës, do të rihapet si një hapësirë publike në vitin 2020”, përfundon gazeta, ku rendit edhe një numër vendesh të tjera në botë, që duhen vizituar në vitin 2020.
Mes tyre janë Podgorica, Los Anxheles, Bejruti, Hamburgu, Brindizi, Guadalahara apo Helsinki.