Në fund të vitit 2018, Cristiano Ronaldo rezultoi personazhi më i ndjekur në rrjetin social Instagram. Ditën e sotme, futbollisti i famshëm ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë personi i parë që ka arritur plot 200 milionë ndjekës në llogarinë e tij.
Ai ia ka lënë pas Ariana Grande-n me 173 milionë ndjekës, The Rock me 170 milionë dhe Selena Gomez 167 milionë. E vetmja faqe që ka më shumë ndjekës se futbollisti është llogaria zyrtare e “Instagram-it”, e cila numëron 330 milionë ndjekës. Selena Gomez mbante vendin e parë në vitin 2018 si personazhi më i ndjekur në Instagram, por këtë fron e ka rrëmbyer tashmë Ronaldo.