Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Nora Istrefi, është e ftuara speciale në puntatën e rradhës të “Dua të të bëj të lumtur”. Së fundmi Arbana ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video, ku shihet se këngëtarja ka shpërthyer në lot nga historia për të cilën është ftuar.

Po ashtu, e ftuar në studio, Nora ka folur dhe për Robertin dhe ndarjen nga ai. Ajo ka zbuluar se nuk ka pasur një Ana që ka ndërhyrë në jetën e saj. Në ekran është shfaqur një video e Robertit me një mesazh posaçërisht për Norën. “Ky mesazh shkon special për Norën”, shprehet ai. Për mesazhin special dhe shumë më shumë, mbetet të presim të shtunën!