Juventusi dhe Vojçek Shezni janë në prag të rinovimit të kontratës së portierit të polak të bardhezinjve.
“Calciomercato” njofton se mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit bardhezi për të konfirmuar se 29-vjeçari është njëri prej piketave të projektit të “Zonjës së Vjetër”.
Sipas kësaj mediaje, Shezni do të përfitojë 7 milionë € dhe ai pritet të zgjasë kontratën edhe për 3 vite të tjera deri në vitin 2024.
Me zëvendësimin e veteranit Xhanluixhi Bufon, Juventus ka mbetur i kënaqur nga paraqitjet e portierit polak gja të dy sezoneve të fundit. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Juventusit duket se heqin dorë nga planifikimet e bujshme për të marrë një portier me klas si: Oblak, Ter Shtegen, Donaruma apo De Gea.