Prej disa ditësh, velina Kejvina Kthella dhe reperja Tayna po kalojnë pushimet e tyre në Amerikë, ndërsa kanë ndarë vazhdimisht në rrjete sociale momente nga dita e tyre. Vajzat po mundohet ta shijonë në maksimum udhëtimin e tyre, ndërsa mbrëmjen e kaluar kanë marrë pjesë edhe në një festë të organizuar për 50 Cent, në “Walk of Fame”.

Mirëpo, duket se Tayna dhe Kejvina nuk kanë qenë vetëm në këtë event. Duket se vajzave i ka bërë shoqëri reperi shqiptar Seven Saraqi, i cili ka publikuar në Instastory edhe një video me Kejvinën. Ai shfaqet pas velinës, teksa bëjnë një video me filtrat e Instagram-it, siç mund ta shihni në pamjet e ruajtura nga “Lajmi.net”. Mirëpo, për arsye që nuk dihen, pamjet janë fshirë më pas, ndërsa rrjeti po zien nga aludimet se mes Kejvinës dhe Seven Saraqit mund të ketë diçka më shumë se shoqëri, për shkak të afrimitetit të madh që kanë treguar me njëri-tjetrin në video. Mbetet vetëm të presim për ta mësuar se ç’janë në të vërtetë!