Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se shumë shpejt Kosova do të ketë qeverinë e re.Në një prononcim për “Bloomberg” kreu i shtetit kosovar pohoi se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO-s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër.
Kujtojmë se Thaçi ka dhënë një afat prej 15 ditësh për të krijuar qeverinë e re, ndërkohë që pranoi dhe propozimin e Vetëvendosjes që Kurti të jetë kryeministër i Kosovës.