Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin turk kanë qenë në Laç për të inspektuar nga afër terrenin ku qeveria turke do të rindërtojë 500 shtëpi banimi për qytetarët e mbetur pa shtëpi pas tërmetit.

Paralelisht me këtë ngjarje të rëndësishme pēr qindra familje, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi po shpërndante karta anëtarësie për militantët e LSI në Elbasan.

Mes këtyre dy aktiviteteve pjesa dërrmuese e mediave (ato News, jo gjeneralistet) vendosën në transmetim të drejtëpërdrejtë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi e cila shpërndante karta anëtarësie. Pra, për mediat (me dy tre përjashtime) më e rëndësishme ishte shpërndarja e kartave të LSI sesa zgjidhja e problemeve për qytetarët të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

POR JO VETËM KAQ;

Edhe më ironik këtë ndodhi e bën fakti se ndërkohë që mediat transmetonin Monikën, ka qenë vetë kjo e fundit që shprehej se mediat janë të blera e të kapura

Nisur nga kjo tablo, pra mediat që zgjedhin të transmetojnë takimin partiak të Kryemadhit dhe jo inpektimin për rindërtimin e 500 shtëpive për të prekurit nga tërmeti, lind natyrshëm pyetja:  Kush e kontrollon median ne Shqipëri, Qeveria apo Monika Kryemadhi? Apo thjeshtë LSI paguan?/  E.Kajsiu (Lexo.al)