Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit. Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë por pa reshje. Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa: Europa Juglindore dhe Jugperëndiomore mbeten në ndikimin e kthjellimeve, POR ndryshe paraqitet situata për pjesën tjetër të kontinenti ku vijojnë vranësirat e dendura të shoqëruar me reshje shiu e dëbore.