Vit pas viti numri i djemve e vajzave që duan të bëhen pjesë e “Forcave të Ar mato sura” ka ardhur duke u rritur. Sipas postimit të ministres Xhaçka të rinjtë janë energjia e Forcave të Ar matos ura.

“Në Qendrën e Personel Rekrutimit shifrat flasin për një interes në rritje, veçanërisht dy vitet e fundit, ku të rinj nga e gjithë Shqipëria gjejnë mundësi të mira për arsimim apo përfitimin e një profesioni”, ka shkruar ajo.

“Gjatë gjithë kohës bëhet ripërteritje e personave, ku për vitin vitin 2019 kanë aplikuar 560 të rinj dhe 330 janë pranuar pasi kanë kaluar testet, ku 82 janë vajza dhe të tjerët djem”, është shprehur Kolonel Gasper Lala. Sipas tij, nisur nga reformat e fundit, aty mund të përfitosh një profesion apo një mundësi për një studim a një diplomë jashtë shtetit.