Qyteti Elazığ në lindje të Turqisë është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit. Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti ëshët regjistruar me magnitude prej 6.8 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale. Ndërkohë theksohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi 6.75 kilometrave.

Më poshtë po iu sjellim disa pamje nga paniku që ka shkaktuar tërmeti dhe një lidhje live me CNN turk, ndërkohë ende nuk dihet nëse ka pasur viktima. Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se deri tani janë raportuar 14 viktima, ndërsa mbi 100 persona janë lënduar. Ai pranoi se disa godina janë shembur, ose kanë pësuar dëmtime dhjetëra persona.