Pas aeroplanëve ‘Air Albania’, të cilët u emëruan Lasgushi dhe Migjeni tashmë edhe ‘Naimi’, për nder të Naim Frashërit do të jetë në fluturim. Lajmin e bën të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se udhëtarët me aeroplanin ‘Naimi’ do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Italisë, në Bergamo, Pisa dhe Verona. Po ashtu ai zbulon se po përgatitet një aeroplan tjetër me emrin ‘Noli’, për nder të Fan Nolit do të jetë aeroplani ‘Air Albania’ i cili do të kalojë oqeanin Atlantik për të prekur SHBA-në.

STATUSI I EDI RAMËS

JA EDHE NAIMI, PO VJEN PAS LASGUSHIT e MIGJENIT, siç ju’a kam thënë duke marrë mbrapsht shumë nënqeshje e përqeshje, po s’ka gjë, pak nga pak do ta mësojnë edhe nënqeshësit e përqeshësit se UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM?

Tani po ju them PAS NAIMIT VJEN FISHTA dhe mirëpres me buzëqeshje çdo nënqeshje e përqeshje? (Se mos thotë ndonjëri që e kam harruar Nolin?? Jo, gabon, por NOLIT I DUHET ZGJATJA E PISTËS sepse do tbëjë AMERIKËN?? prandaj më duhet ta mbyll me atë fjalën magjike, që aq shumë inat e kanë shumë miq këtu: DURIM?)