Kuptoni cilat janë ato ndryshime.
Pas lindjes së foshnjes, e gjithë vëmendja është te foshnja, e jo te nëna. Kështu që shumë pak njerëz e dinë se çfarë i ndodhë trupit të nënës pas lindjes. Trupi përshkohet nga shumë ndryshime, disa të mira e disa jo. Kuptoni se cilat janë ato.
Numri i këmbës rritet
U realizua një studim me 49 nëna gjatë shtatzënisë dhe 6 muaj pas lindjes. Përgjatë kësaj periudhe, gjatësia e këmbës u rrit për 2-10 milimetra. Sipas statistikave, 70% e grave e kanë përjetuar këtë. Është fakt tejet interesant që vetëm fëmia i parë ndikon në numrin e këmbës.
Nëse foshnja është e madhe, gjoksi i nënës bëhet më i gjerë
Mund të duket e çuditshme, por 4 nëna treguan rreth këtij fenomeni në një intervistë në The Cut. Thanë se dallimin e vunë përmes rrobave.
Gratë ende mund ta ndiejnë fëmijën të lëvizë në bark Në muajt e parë pas lindjes së foshnjes, gratë ende mund t’i ndjejnë shkelmat fantastike në bark. Kjo ndodh për shkak të spazmave të muskujve dhe gazit ose sepse mitra ende vazhdon të kontraktohet. Këto lëvizje i frikësojnë nënat e reja, sepse mendojnë që janë përsëri shtatzënë. Shumicën e rasteve, këto ndjesi zhduken menjëherë pas lindjes. Por disa nëna pretendojnë se i ndjejnë lëvizjet e tyre edhe disa vite pas lindjes, transmeton rtv21.tv
Ngjyra e syve dhe flokëve mund të ndryshojë
Një eksperte nga Kalifornia pohon se shtatzënia mund ta ndryshojë edhe ngjyrën e syve dhe flokëve të nënave. Mendon se kjo ndodh për shkak të një çekuilibri hormonal, që shkakton mungesë të melaninës. Për disa ndryshimet janë të përkohshme, e për disa të përhershme.
Djersiten më shumë
Shumica e grave djersiten më shumë pas lindjes. Në shumicën e rasteve, ndodh gjatë natës. Shpesh shkaktohet nga një rënie e niveleve të estrogjenit në gjak. Është proces natyral, por në disa raste mund të shkaktohet nga problemet me tiroide.
Disa gra përballen me reaksione alergjike
Fatkeqësisht, ka pak studime se me çfarë reaksionesh alergjike përballen nënat pas lindjes, kjo është edhe arsyeja pse doktorët e kanë të vështirë t’i shpjegojnë arsyet. Por besohet se gjatë shtatzënisë, sistemi imun shtyp të gjitha reagimet për të gjitha acarimet, për t’ua lehtësuar grave procesin e shtatzënisë. Prandaj, pas lindjes, ky mekanizëm ndalon së funksionuari dhe kështu trupi reagon ndaj ushqimeve, gëzofit, etj.