Kryeministri Rama ka komentuar takimin e djeshëm me presidenten e KE Ursula von der Leyen ku ka thënë se plani i saj për Konferencën e Donatorëve nuk shkon deri në 17 shkurt, por edhe më tej. Nga Brukseli Rama ka thënë se negociatat e Shqipërisë do të varrën sërish nga debatimi i brendshëm mes vendeve të BE mbi zgjerimin dhe jo nga arritjet apo mosarritjes e vendit.
”Dje takuam Ursula von der Leyen, një zonjë me karrireë të admirueshme dhe njohjen e cështjeve europiane. Na mundësoi një bashkëbisedim të hapur që zgjati dy orë e ca. Vizita kishte në thelb adresimin e probelmatikës së pas tëërmetit dhe fokus Konferencën e Donatorëve të thirrut nga ajo. Ishte një bisedë që kishte një pjesë informative dhe ne informuam për të gjitha aspektet, nga trajtimi i familjeve, tek raporti i dëmeve, masterplani i Rindërtimit dhe të gjitha planet vendore, kalendari i këtij procesi dhe plani ynë i financimit të këtij plani masiv që po të shohim dëmet i tejkalon mundësitë tona. Takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim i mbështetjes së operacionit të Rindërtimit. Serioziteti i Konferencës së Donatorëve është maksimal. Plani i von der Leyen shkon më tej. Kaluam më pas në temën e saj të preferuar për përshpejtimin e çeljes së negociatave.
Është e sigurtë se presidentja e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave dhe ndërkohë është po kaq e sigurtë që fati i vendimit mbi negociatat do të varret nga ecuria e debatit të brendshëm BE mbi vetveten dhe fatin e të ardhmes së negociatave. Strategjia e negociatave është vetëm një pjesë e Komisionit të ri për nxitjen e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Von der leyen është entuziaste për të cuar përpara marrëvershjen e Berlinit për të ecur para dhe për të mbështetur Minishengenin ballkanik politikisht dhe financiarisht. Sot dita vijon me kryetarin e OSBE në selin e NATO-s dhe mbasdite vonë kthehemi në Tiranë.”- tha Rama.