Duke nisur nga dita e hënë nis dimri i vërtetë.
Meteorologët paralajmërojnë temperatura deri në -12 gradë.
“Presim që ky ajër të zbresë drejt Ballkanit. Parashikohet të qëndrojë shumë pak. Të hënën dhe të martën temperaturat do të shkojnë në vlerën minimale në -11, -12 gradë celcius në zonat malore, kryesisht verilindja dhe juglindja presin këto temperature në ndonjë zonë të veçantë” u shpreh sinoptikania e meteoalb Lajda Porja për Ora News.
Edhe në Tiranë pritet që gjatë këtyre dy ditëve të shkojë edhe në -2 gradë dhe vlerat maksimale të jenë jo më shumë se 11- 12 gradë.
Këto vlera do të jenë deri të mërkurën.
Më pas do të kemi rritje të temperaturave me 2-3 gradë. Deri në mesin e janarit pritet të kemi rritje të temperaturave. Temperaturat do të jenë me vlera negative do të jenë vetëm zonat malore.
/Ora News