Tërmeti i 26 Nëntorit nxori nevojën e ndryshimit të kodit sizmik. Ndryshe nga Shqipëria që për ndërtimet zbaton kodin e vitit 1979, Greqia e ndryshon kodin e saj çdo 5 vite. Sipas profesorit grek të sizmiologjisë, Spiros Pavlidhis, Shqipëria është vendi më sizmik në rajon.

“Me dublim nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet në bazë të orës, ditës, muaji, por në bazë të statistikave dhe ngjarjeve sizmike dhe në Shqipëri çdo 30 vjet ndodh një tërmet i fuqishëm mbi 6 të shkallës rihter. Duke marrë shkak nga tërmeti i 26 Nëntorit, qeveria dhe sizmiologët shqiptarë duhet të bëjnë studime mikrozonale. Shqipëria përveç eurokodit 8 duhet të zbatojë dhe të ketë kodin e saj me instruksione për ndërtimin e banesave. Në Greqi, ne çdo 5 vjet ndryshojmë kodin në bazë të rezultateve të reja që kemi”, thotë Pavlidhis.

Por kreu i njësisë së kërkimit shkencor për sizmiologjinë, Shyqyri Aliaj thotë se prej vitit 2010 ka nisur një studim për ndryshim i kodit i cili duhet miratohet menjëherë për të vepruar në ndërtimet e reja.

“Kodi i ri i vendit bazohet tek euro kod 8 që t’i rezistojë tërmetit, si ai i 26 Nëntorit”.

Sizmologu Rrapo Ormëni thotë se energjia e tërmetit të 26 Nëntorit po çlirohet, pasi janë regjistruar mbi 2 mijë pasgoditje.

“Janë regjistruar mbi 2300 pasgoditje energjie drejt shuarjes”.

Për drejtuesit Ministrisë se Energjisë dhe Infrastrukturës, duhet të rritet standradi i emergjencave civile që të veprojnë më me efikasitet në rast post tërmeti si dhe të rriten studimet përkatëse në fushën e sizmiologjisë për të pasur godina të sigurta, shkruan “klan”.