ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes në Qafën e Sharrit, pasi aktualisht ka stuhi dëbore.
Njoftimi i plotë:
Korçë-Ersekë qarkullimi kryhet pa zinxhir
Në Qafen e Qarrit, km 13-18, aktualisht ka stuhi dëbore, drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment, pasi era e fortë sjell borën në rrugë në formë stuhie, kalimi, por përpos erës së fortë kalimi kryhet pa zinxhirë.
Kontraktori është në terren që në orët e para të mëngjesit dhe po punon me 3 borëpastruese përgjatë këtij segmenti.