Lulzim Basha ka vendosur papritur, që t’iu rikthehet protestave, një ditë pasi opozita u ul në tryezë me mazhorancën për reformën zgjedhore. Vendimi është marrë pas mbledhjes së Bashës me kryetarët e rretheve të PD-së. Protesta pritet të zhvillohet mes 20 dhe 22 shkurtit. Ky vendim me sa duket vjen pas zhgënjimit në bazë të demokratëve, të cilët ndjehen të tradhtuar nga Basha, për uljen në tryezë me mazhorancën.

Për t’i zbutur, Basha ka vendosur të organizojë një protest, si për të thënë se Rama është ende armik. Por, me lëvizjet e papritura dhe të paparashikuara, vështirë se Bashën do e ndjekin më.(TemA)