Pas një ndërprerje disa mujore, opozita i rikthehet protestave. Burime nga takimi i Kolegjit të Kryetarëve të degëve të PD-së bënë me dije për gazetarin e “News24’ dhe Osman Stafa se në muajin shkurt do të mbahet një protestë kombëtare.
Ndonëse nuk është caktuar ende data zyrtare, si mundësi janë datat 20 ose 22 shkurt. Kujtojmë se vendimi për të rinisur protestat vjen një ditë pas marrëveshjes me maxhorancës për ulje në një tryezë për reformën zgjedhore, kjo e fundit si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave.