Ka përfunduar takimi mes zyrtarëve më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.Nuk dihet nëse dy partitë kanë arritur marrëveshje. Takimi mes VV dhe LDK-së ka zgjatur më shumë se dy orë.14:20 – Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar se sot do të takohen me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.Kurti tha nga Prizreni se takimi i fundit me LDK-në ishte të premten dhe nuk është mbajtur në Prapashticë. Ai ka deklaruar se sot do të takohen prap me të parin e LDK-së.

“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prap me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.Ai u shpreh optimist për marrëveshjen e koalicionit. “Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LVV-së.