Pritja përfundoi. Zlatan Ibrahimoviç mbërriti mëngjesin e sotëm në Milano gati për të firmosur kontratën me kuqezinjtë. Një pritje spektakolare u organizua nga tifozë të shumtë të cilët po u mblodhën në aeroport.
Ai u shoqërua nga një tjetër legjendë e Milanit, Boban. “Jam shumë i lumtur për rikthimin këtu. Është një emocion i madh për mua. Unë gjithmonë kam thënë që kjo është shtëpia ime” – shkruan Zlatan në rrjete sociale. Suedezi do të krejë sot testet mjekësore dhe do të firmosë kontratën ndërsa ditën e nesërme ai do të jetë gati për prezantimin.
Ibra ka rënë dakord me klubin italian për transfertën e tij për 6 muaj por me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.