– Kryeministri Edi Rama, e ka nisur sot ditën duke cituar Profetin Muhamet.

“Fol mirë ose mos fol fare”, është nga Profeti Muhamet (paqja qoftë mbi të) fraza të cilën përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”, Kryeministri Rama

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.