Një grup pune, që nuk do e njoh askush do të jetë për të monitoruar zyrtarët që të merren me procesin e aplikimit online për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti. Një lajm të tillë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të platformës online. Ai i bëri një ftesë opozitës që të denonconte të gjitha rastet kur mund të jenë lënë në harresë, për motive nga më të ndryshmet.

“Ju lutem shumë, atyre që janë këtu, mos u hyni në hak askujt, mos merrni iniciativa individuale për të regjistruar si pastrehë ato që s’janë prekur nga tërmeti. Kryetarëve të Bashkisë u them faleminderit se e keni përballuar me vullnet të madh, por duhet t’i qëndroni në kokë këtij procesi se regjistri i familjeve duhet të jetë shembullor dhe ndarja e shkallëve të dëmit të jetë e drejtë. Se të gjitha këto do të monitorohet dhe kush do të kapet do të ndëshkohet.

Testime të integritetit të pasqyrës, dhe këtë grup se njeh askush. Dhe këtu ftoj opozitën që të bërtas për çdo rast që manipulohet. Mes shpifjeve do të kemi mundësi që të gjejmë një të vërtetë. Do duroj edhe një furi shpifjesh, për ndonjë rast që është lënë në harresë”, tha Rama.