Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh nga Berlini pas takimit me Angela Merkel u shpreh se mori miratimin e kancelares për miratimin e ligjit special kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së. “Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë” tha Rama. Sa i përket konferencës së donatorëve, Rama tha se mori disa këshilla nga Merkel dhe që i garantoi mbështetje shtesë edhe pas 17 shkurtit. Mbështetjen për integrimin nga Gjermania, Rama e ritheksoi me shpresën për hapjen e negociatave në mars. Një tjetër pikë e rëndëishme e diskutimit, që kryeministri ngriti gjatë takimit ishte edhe njohja e patentave shqiptare në Gjermani, për të cilën në shkurt do të vijë në Tiranë një grup nga ministria e Infrastrukturës gjermane për të bërë vlerësimet përkastëse.
“Temën e integrimit në funksion të çeljes së negociatave, apo temën e preferuar të bashkëpunimit rajonal, takimi ishte shumë domethënës. E para sepse me rindërtimin kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që i takon qoftë për konferencën e donatorëve apo më tutje, pasi e dinë se konferenca do të ndihmojë, por nuk do të përmbushë të tërë nevojën, pasi kjo nuk është as objektivisht e mundur. Por jo vetëm kaq, Merkel u informua për të gjitha kontaktet e mia me vendet e tjera, më dha disa këshilla shumë të vlefshme dhe u angazhua për të bërë të sajën që konferenca të jetë një sukses. Duke qenë një person shumë i dhënë si askush që kam njohur, ndaj shifrave, mori cdo detaj mbi planin e financimit të brendshëm dhe dëgjoi idetë që ne po përpunojmë gjatë kësaj kohe për t’i lancuar si masa shtesë financimi pas 17 Shkurtit.
U shpreh pozitive për idetë dhe na dha sugjerime të dobishme duka na ofruar ndihmë teknike për strukturimin. Lidhur me integrimin, Merkel jo vetëm e rikonfirmoi pozicionin e fundvitit të shkuar, por më konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në Mars, që e dëgjuat, e tha edhe në konferencë. Ajo shpjegoi se nuk është e pamundur, por nuk mund të konsiderohet dicka e lehtë, derisa debati për metodologjinë nuk ka përfunduar dhe duhet punuar deri në ditën e fundit për të mos ulur ritmin e punës me reformat dhe për të vijuar me reformat. Pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit dhe krijimi i SPAK-ut për kancelaren janë rezultate kuptimplota që japin shpresë. Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë.
Lidhur me temën e rajonit, Merkel mbështeti nismën për shengenin rajonal dhe u interesua në detaje për ecurinë dhe kundërshtitë duke iu referuar hapave të fundit Kosovë-Serbi për linjën ajrore dhe hekurudhore ishim në një mendje që duhet t;u shërbejnë të gjithëve që fryma e procesit të Berlinit. BE-ja dhe KE-ja do të mbështesin edhe konkretisht nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal cka e dëgjuam edhe nga presidenti i Këshillit Europian. Dhe së fundmi, që shumë miq më kërkon të ngre cështjene njohjes së patentave në Gjermani, dua t’u jap lajmin e mirë se në shkurt vjen në Tiranë një ekipi i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për këtë proces dhe kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme, e kemi bërë prej kohësh, por duke qenë se mikun në Berlin e kemi më të fortë se kurrë dhe unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundi. U përshëndes dhe askush asnjëherë nuk do të jetë vetëm në hallin e tij duke nisur edhe ata ndër ne, të hallit të kthimit në shtëpi pas tërmetit” deklaroi Rama.