Në konferencën e mbajtur në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i ka strehuar muxhahedinët dhe do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ai tha se Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kër cënuar nga regjimi i Teheranit.

“Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se nuk do të ndryshohet tradita dhe qasja tonë kundrejt këtyre njerëzve.
Lidhur me aktivitetet e dyshuara keq bërëse në Shqipëri, Rama tha se, “Kemi dëb uar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike. Nuk jemi të vetëm,. Jemi pjesë e një aleance të madhe dhe ky është një operacion që është zhvilluar krah vendeve anëtare të NATO-s”, tha Rama.