Nga Elda Shabani
“Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.”
~ Proverbat 25:12
Fjalet e Urta te Salomonit
Vathët janë shumë të rëndësishme për të kompletuar një veshje. Ky sezon i ri risolli vathët me perla dhe krijimet vintage që duken bukur për këdo edhe pse varet nga madhësia e lobit të veshëve. Një foto e fundit e kengetarit Harry Styles, më ngacmoi dëshirën që i ngjasonte ulërimes fëminore.
I stiluar me aksesorin më të preferuar, Styles më ka bërë të besoje se eleganca nuk është vetëm delikatesë por është edhe forcë e për më shumë është karakter. Ajo që të bie më shumë në sy në këtë stil nuk është vetëm fakti që Stilet duket mjaft mirë me vathin prej perle, por gjithashtu nuk ka një një mënyrë të drejtë ose të gabuar për t’i veshur ato, por thjesht mund t’i veshim, pavarësisht se kush jeni ose çfarë keni veshur. Stilet mban një aksesor që lidhet me figurën e të pasurit, veçanërisht në epokën Viktoriane të shek 19-të e cila njihej për estetikën luksoze dhe tejet zbukuruese. Vathët me perla të mbretëreshës Viktoria të Anglisë ishin më të preferuarat dhe u quajtën “Nëna e Perlave.”
Historia e vathëve është interesante sepse ato janë veshur nga të dyja gjinitë për mijëvjeçarë të tërë Zbulimet arkeologjike na kanë treguar se burrat mbanin vathë që nga epoka e bronzit. Zitzi Iceman, mumja më e vjetër e Evropës, në të cilën është gjetur një vathë i hollë me diametër 7–11 mm në veshin e tij të majtë.
Faraoni egjiptian Tutankhamun (1341–1323 p.e.r.)gjenden shenjat e vathëve.
Në Perandorinë Persiane(550-330 para Krishtit), faktet tregojnë luftëtarët me vathë në veshin e majtë. Ndërsa në Indi zakoni e kërkonte të shponin veshët e bebeve meshkuj dhe femra menjëherë pas lindjes për të larguar prej tyre energjinë e keqe. Vathët përmënden jo pak herë në Bibël, për shembull, Hosea 2:13 Zoti thotë: ” …ajo zbukuroi veten me vathët dhe xhevairet dhe shkoi pas të dashurëve të saj dhe mua më harroi .”
Sidoqoftë, vathët u krijuan jo vetëm për zbukurimin e trupit por edhe si një shenjë skllavërie. Në Kulturën Orientale vathët mbetën të popullarizuara për gjatë gjithë epokave. Ndërsa për shijet perëndimore, ato ishin si moda, të ndryshueshme dhe nuk konsideroheshin aq të njohura sa sendet e tjera të bizhuterive. Për shembull, gjatë mesjetës, gratë mbanin vello në kokë dhe flokët e tyre mbulonin veshët, kështu që vathët bëheshin të tepërt.
Arkeologët kanë zbuluar në bregdetin lindor të Turqisë vathët antikë të vogla të cilat i përkisnin shekullit të III-të të punuara me filigran ose në ar. Vathët llambadar kanë një histori të pasur e që shtrihet deri në Antikitet. Ato ishin jashtëzakonisht të popullarizuara tek femrat romake. Më tej në Perandorinë Bizantine, teknika e përpunimit të bizhuve avancoi më shumë. Bizantinët zhvilluan më tej kulturën dhe bukurinë antike romake dhe të pasuronin krijmtarine e tyre artistike.
Ornamentika gjatë mbretërimin të Justinianit të Madh, Perandori i bizantit, i cili u përpoq të ringjallë madhështinë e perandorisë Romake, na flet shumë për këtë periudhë historike ku ari, argjendi ishin pjesë e zbukurimit të veshjes. Gjatë kësaj periudhe në modë ishin vathët llambadar frymëzuar nga llambadaret e kishës me gurë të çmuara e me perla.
Popullariteti i vathëve në Evropë, u rikthye në shekullin e 16-17-të. Veçanërisht në Rilindjen Angleze, vathët ishin shumë në modë edhe për meshkujt, ndoshta për të treguar shpirtin e lirë dhe të një aventurieri. Shakespeare, Walter Raleigh genleman, shkrimtar, poet anglez të cilët gjithashtu mbanin unaza ari dhe zbukurime të tjera në veshët e tyre. Por vathët ishin një gjë zakonshme edhe në përditshmëri. Këtë na e tregojnë edhe pikturat më të bujshme të kohës. Një pikturë e cila ka ngjallur interes për kritikën, për dedikimin, për identitetin e vajzës është “Vajza me vathin prej perle”, piktori që na dhuroi “Xhokondën holandeze” Johan Vermeer.
Në fillim të shekullit të 20-të, u konsiderua e pahijshme dhe jo elegante për meshkujt të mbanin këte aksesor, ndërsa piercing i njohur për piratet e detit në zbulim të tokave të reja e mbanin në veshin e majtë si shenjë shpëtimi.
Gjatë viteve ’60 dhe ‘80, burrat përqafuan edhe një herë këtë modë të lashtë. Sot nuk është më e habitshme t’i shohësh të mbajne vathë. Ndoshta kjo shpjegon sekretin e stilit të këngëtarit Harry Style dhe që fare mirë të bën të besosh tek fakti e të veshurt për veten në një stil të thjeshtë dhe punk pa harruar “zotin” e së bukurës.