Qendra Shëndetësore e Gostimës në Cërrik është rindërtuar nga themelet në shërbim të 13 mijë banorëve.
Kryeministri Edi Rama shprehet se “s’ka nevojë për koment ndryshimi i qendrës shëndetësore të Gostimës, Cërrik, e rindërtuar nga themelet”, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.“180 qendra shëndetësore të këtij standardi janë rindërtuar në të gjithë vendin, në fshat apo në qytet”, deklaron Rama.Programi Kombëtar i Rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore vijon intensivisht, thekson Kryeministri me rindërtimin e 120 qendrave të tilla nga veriu në jug, duke garantuar një transformim rrënjësor pas katrahurës çerekshekullore që trashëguam edhe në këtë aspekt.
Mjekët dhe infermierët e kësaj qendre shprehen se “ambient nuk ka nevojë për fjalë pasi duket vetë se si është”.“Banorët ndjehen më komod pasi ofrohet një shërbim më i kompletuar”, shprehet një tjetër mjek i kësaj qendre.Vetë qytetarët tregojnë se si ishin ambientet e kësaj qendre para rindërtimit.” “Ishte lagështirë dhe njerëzit kishin merak me ato kushte që ishin. Ndërsa sot nuk kam fjalë ta përshkruaj. Ndryshim i madh, jemi të kënaqur kanë bërë maksimumin për ne”, shprehet qytetarët.Vetëm në qarkun e Elbasanit janë 16 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara.