“Pas Juventus mund të heq dorë nga trajnimi, varet nëse pas dy vjetësh do të kem ende energji apo jo”, kjo është ajo që ka deklaruar befasisht Maurizio Sarri në vigjilje të kthimit të tij në Napoli si një ish- i madh.Tekniku i është kthyer edhe historive të vjetra, duke e patur të qartë llojin e pritjes që do ti rezervohet në San Paolo: “Nëse do të ketë fërshëllima do ti konsideroj një manifestim afeksioni. Ato për Higuain ishin të padrejtë”.

Ajo në fakt që do të luhet në Napoli, sidomos pas deklaratave të bëra kohë më parë nga vetë tekniku kundër Juventus, kur ishte i ulur në pankinën e të kaltërve, do të jetë një ndeshje plot tension:“Është një ndeshje e vecantë, por nuk është e nevojshme të shpenzojmë energji për dicka personale, kur është në lojë një objektiv kolektiv”.Por tekniku që po udhëheq Juventus në krye të Serie A, me vetëm një humbje në kampionat, i ka befasuar të gjithë me refleksionin e tij për të ardhmen:

“Në këtë moment nuk kam asnjë mendim. Pas kësaj eksperience mund edhe të heq dorë: varet sa energji do të kem e nëse do të mendoj se mund të bëj mirë… Presioni është një mit fals ajo që dikush ndjen, është ajo imponohet. Nëse dikush ndihet bosh e pa motive është më mirë të tërhiqet. Nuk e di nëse pas dy vjetësh, kur të më përfundojë kontrata do të jetë njësoj: nëse po vazhdoj, në të kundërt jo”.Sarri ka folur edhe për rikthimin e Higuain tek Napoli, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të mos aktivizojë një lojtar vetëm për shkak të kontestimit të tifozëve.