Pas tërmetit në Elazig, Turqi, të gjitha ekipet u mobilizuan për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja.Ndërkohë, mediat kanë arritur të filmojnë një telefonatë të bërë nga një punonjëse e ekipit të UMKE me një grua të quajtur Azize që gjendej nën rrënoja. Mjekja u përpoq ta qetësonte gruan në telefon dhe ta pyeste nëse dëgjonte zëra të tjerë nga rrënojat.

“A e dëgjon nëna e fqinjit zërin tënd?” dëgjohet teksa pyet oficerja që u përpoq të ndihmojë gruan duke folur me qetësi.Pas shumë përpjekjeve më në fund, gruaja është nxjerrë e gjallë nga rrënojat.Nga momenti i fillimit të operacionit të kërkim-shpëtimit, rreth 40 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit.Deri më tani kanë mbetur të vdekur 22 persona nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.