Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në duelin luajtur sot në Shkodër, i cili nuk ka parë fitues pas barazimit 0-0 mes dy ekipeve.Një lojë e hapur por pa shumë raste për t’u shënuar nga dy skuadrat të cilat u treguan shumë të kujdesshme në mbrojtje, duke i dhënë më shumë rëndësi faktit që nuk dëshironin të pësonin gol.Pjesa e parë ishte nën nivel, ndërsa e dyta u ndez sidomos me iniciativat e Vllaznisë, e cila kërkoi më me ngulm të merrte pikë përballë tifozerisë së vet, por skuadra e Jonuz nuk arriti të gjente të çarën për të dërguar topin në rrjetë dhe në fund u ndal nga pritjet e Stazhillës dhe shtylla e portës që i mohoi tre pikët.

Nga një pikë për çdo ekip nuk ndryshon shumë situatën e tyre, thjesht konfirmon se ky kampionat ka një balancim ekstrem dhe diferencat e ekipeve janë shumë të vogla duke ngjeshur renditjen e kampionatit e lënë gjithçka të hapur deri në fund.

Vllaznia-Laçi 0-0

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika (82′ Kruja), Shtubina (73′ Sidorenko), Hristov (54′ Zogaj).
Trajner: Mirsad Jonuz

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca (63′ Xhixha), Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu