Siguria rrugore në vend është një ndër sfidat e qeverisë shqiptare dhe në këtë kuadër një mision ekspertësh ndërkombëtar, pranë Komisionit Europian po ofrojnë asistencën e tyre për ekspertë të qeverisë shqiptare.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor po mbështetet përmes programit TAIEX, Instrumenti i Ndihmës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit pranë Komisionit Europian për rritjen e kapaciteteve të saj në drejtim të sigurisë rrugore.
“Një mision ekspertësh ndërkombëtar po ofron këshillim përgjatë 5 ditëve të kësaj jave në projektin inovator për sistemin e tahografit, ku pjesë e tryezës e takimit ditën e parë ishin të ftuar përfaqësues nga Policia e Shtetit dhe Task-Forca e transportit rrugor.