Vetëm pak minuta pas përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore, ambasadori i BE-së në Tiuranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur marrëveshjen e sotme ndërpartiake për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit të # BE të Shqipërisë“, theksoi ambasdori i BE.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Soreca thotë se kjo është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri si dhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. “Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane” përfundon Soreca.