Kreshnik Spahiu hodhi disa akuza të rënda në Open në Top Channel për Lulzim Bashën. Spahiu tha se Basha nuk ka marrë para nga Rusia, por me këtë lobim ka bërë pastrim parash. Ai tregoi disa fakte ku sipas tij Basha ka pastruar paratë duke lobuar në SHBA. Faktet që rënditi Spahiu janë: -Basha nuk është financuar nga diaspora në SHBA ashtu siç ka deklaruar në emisione. -Në konferncën e organizuar kompaia SBK Holding ka marrë pjesë edhe shoku i ngushtë i Lulzim Bashës. -Ekim Abkim është kryetar SBK Holding është kumbari i fëmijëve të Bashës. Është shok i hershëm i Lulzim Bashës dhe Anila Bashës.
Personi që ka mundësuar fotografimin e Bashës me Trump është në kërim në SHBa se ka tentuar të rrëmbejë Fejtullah Gylejn për ta çuar në Turqi. -2 vajza ruse çuan paratë nga Banka Ukrainase në Edinburg. -Është fakt që 675 mijë euro ka kushtuar fotoja me Trump dhe vetëm 20 mijë euro janë dhënë nga PD. -Kompania lobuse është mbyllyr menjëherë pas skandalit duke thënë se ka falimetuar. -Kompania lobuese ka pronar rus, por kjo nuk do të thotë se Basha ka marrë para nga Rusia. -Prokuroria dhe Gjykata nuk ka marrë në shqyrtim pagesat e bëra nga Kievi, nga Skocia drejt SHBA-së.Ka hetuar vetëm 20 mijë eurot e PD-së.
Ndërhyri Sejamini duke thënë që partitë politike financohen nga burime të paligjshme. ‘Basha me këtë ka bërë pastrim paras me këtë. Ai nuk dha 6 cent për tërmetin, 6 byrek dhe pretendon të bëhet kryeministër. Sa të jetë jeta ai nuk bëhet kryeministër’- vijoi Spahiu.