Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimi u shpreh sot se administrata tatimore ka në fokus të punës së saj për vitin 2020 edhe lehtësimin e praktikave për tatimpaguesit përmes ofrimit të Shërbimeve tona online, nëpërmjet platformës e-Albania. Në një konferencë për mediet, Ibrahimi informoi se “në qershor 2020 do të shtojmë tre shërbime të reja online”.
“Rivendosje fjalëkalimi; njoftimi i ndryshimeve në regjistrim dhe njoftim i të dhënave të regjistrimit. Deri në fund të vitit paketa e shërbimeve online do të plotësohet edhe me një sërë shërbimesh të tjera drejt automatizimit të plotë të ofrimit të tyre”, tha Ibrahimi.