Vendi është pushtuar në temperatura në minus gradë, e ndërsa ky mot do të vijojë edhe përgjatë javës. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në vend rrymat e ftohta u pasuan nga temperatura negative thuajse në të gjithë territorin -8 ºC në Dibër, -7 ºC në Korçë e Gjirokastër, -2 në Tiranë e Vlorë, -1 ºC në Durrës.
Sot sërish vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të qëndrueshme. Për rrjedhojë, moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë orëve të pasdites. Përsëri, gati në të gjithë vendin, në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë ngrica. Era, do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 deri 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: zonat malore -7ºC deri në 7ºC zonat e ulëta -3ºC deri në 12ºC zonat bregdetare 0ºC deri në 13ºC